Shqipëria shpall non-grata agjentin iranian, 3 shtetas të tjerë po verifikohen nga Antiterrori

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Shqipëria ka shpallur ?non grata? dhe pritet që të dëbojë një 30-vjeçar iranian, i cili dyshohet se është rekrutuar nga Teherani në veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve të MEK që jetojnë në vendin tonë, Manzë. Autoritetet shqiptare, konkretisht Antiterrori e kishte mbajtur prej kohësh nën vëzhgim të riun e infiltruar nga Inteligjenca iraniane.


Autoritetet shqiptare kanë shpallur ?non grata? 30-vjeçarin iranian, Daniel Kassraee, pasi konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë që cenon sigurinë kombëtare.


Ai është shpallur i padëshiruar nga ana e Antiterrorit pasi dyshohet se është rekrutuar nga Teherani në veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve të MEK që jetojnë në vendin tonë, Manzë.


Autoritetet shqiptare, konkretisht Antiterrori e kishte mbajtur prej kohësh nën vëzhgim të riun e infiltruar nga Inteligjenca iraniane.


Ai pritet që të dëbohet në ditët në vijim pasi është klasifikuar si person me rrezikshmëri për sigurinë e vendit.


Kasraee do të dëbohet në Romë pasi ka nënshtetësinë italiane. Burime nga policia bëjnë me dije se Antiterrori është duke hetuar dhe 3 persona të tjerë të cilët dyshohen si persona me rrezikshmëri të lartë.


Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria dëbon iranianët. Dhjetorin e vitit 2018, Ambasadori i Iranit në Tiranë dhe një tjetër diplomat i Ambasadës u dëbuan nga Shqipëria.


Ministria e Jashtme njoftoi në atë kohë se dy diplomatët iranianë u shpallën të padëshiruar, pasi dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.


Nga Shqipëria janë dëbuar dhe janë shpallur persona ?Non Grata? rreth 80 persona të huaj për veprimtari të dyshimta, kryesisht shtetas iranianë.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vezhgonte-kampin-e-muxhahedineve-ne-manze-shqiperia-shpall-non-grata-agjentin-iranian/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended