Shqipëria shpall “non grata”  52 greke
  • 5 years ago
Në një konferencë ta jashtëzakonshme për shtyp nga Ministria e Punëve të Brendshme, zv/Ministri, Sandër Lleshaj, njoftoi shpalljen ?non grata? të 52 shtetasve grekë të përfshirë në thirrje raciste dhe bllokim rrugësh të enjten në Shqipëri.

"Duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur: Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi?, tha Lleshaj në daljen e tij të parë për media pas marrjes së kompetencave të ministrit.

Ai tha se këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.

?Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi", tha Lleshaj. /tvklan.al
Recommended