52 ekstremistët grekë 'non grata', historiani Llalla: Erdhën të armatosur

  • 6 years ago
Historiani Arben Llalla është prenoncuar këtë të premte në Report Tv për vendimin e marrë së fundmi nga shteti shqiptar, për shpalljen 'non grata' të 52 ekstremistëve grekë që kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të ekstremistit Konstandinos Kacifas. Llalla është shprehur se ekstremistët e shpallur ?non grata? nuk duhej të ishin lejuar të futeshin në territorin shqiptar që në doganë, pasi sipas tij, ata janë fytyra të njohura dhe madje kanë qenë të armatosur edhe me pistoletë.

?Duhet një vendim më i fortë nga ana e shtetit. Shpallja ?non grata? e 52 ekstremistëve grekë tregon politikë jo serioze, pasi për dy-tre vjet ky vendim do të hiqet. Ata duhej të mbaheshin në burg?, ka thënë Llalla.

Sa i takon mbajtjes së një minute heshtjeje të parlamentit grek, historiani është shprehur se bëhet fjalë për një veprim të ardhur nga nje parlament i organizuar, i cili po e shndërron Kacifasin nga një ekstremist në një hero.

Edhe familja e Konstandinos Kacifas, edhe minoriteti grek në Bularat të Gjirokastrës, edhe parlamenti grek po i mëshojnë faktit se jugu i Shqipërisë duhet të bashkohet me Greqinë. Ata përdorin si term për jugun ?Vorio-Epir?, akt i cili duhet ndalur me çdo kusht nga shteti shqiptar. ?Vorio-Epir? është madje e ndaluar për t?u përdorur edhe nga Kushtetuta e Shqipërisë

Arben Llalla, Historian

Recommended