Vokshi në Report TV: Erdhën të armatosur e na nxorën me dhunë nga godina!

  • 4 years ago
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi gjatë një lidhje për Report Tv tha se me aktin e shembjes së teatrit qeveria tregoi se po na trajton si kriminelë. Ajo bëri një deklaratë të fortë duke thënë se forca të armatosura deri në dhëmbë dhe me mitraloza kanë larguar artistët, qytetarë dhe opozitën nga godina e teatrit në mes të natës, a thua se po  përballej me kriminelë dhe jo qytetarë e artistë.

"Kryeministri kërkon të shkatërroj me çdo kusht kulturën tonë për afera të tij korruptive. Unë kam shumë vite në politikë dhe kjo është një nga ditët më të zeza dhe të trishta. Nuk ka më fjalë të lirë, Rama nuk guxon të përballet me qytetarët por në mes të natës dërgoi forcat e armatosura me armë e mitraloz për të na larguar dhe prishur godinën. Ku po shkonin ata? Kë do të asgjësonin, kush ishte krimineli që vijnë me forca të armatosura deri në dhëmb? kë do të asgjësonte artistët? Gratë apo vajzat? Janë dhunuar të gjithë dhe tërhequr zvarrë. Ne sot jemi më larg se kurrë Evropës me Edi Ramën", tha Vokshi

Recommended