‘Kaçifa’, ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë

  • 6 years ago
Dhjetëra persona pjesëmarrës në funeralin e Konstandin Kaçifa në Bularat, kryesisht elementë ekstremistë grekë, kanë bllokuar rrugën Gjirokastër-Kakavijë.

Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe ata të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional.

Konstandin Kaçifa, i cili u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA 10 ditë më parë, u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërsa nuk munguan thirrjet nacionaliste dhe mesazhet e parullat për të ashtuquajturin Vorio-Epir nga të ardhurit me autobusë nga Greqia.

Recommended