Report TV - Të 40-at e Kaçifas, policia kontrolle të rrepta në doganën e Kakavijës
  • 5 years ago
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta nga pika kufitare e Kakavijës bën me dije se deri më tani në Shqipëri ka kaluar një autobus me nacionalistë grekë, ndërsa janë ndaluar 103 të tjerë, të cilëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese.

Në drejtorinë e qarkut të Gjirokastrës kanë mbërritur forcat e Antiterrorit dhe ato të RENEA-s në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se ekstremistë greke hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kaçifas.

Gjatë natës, gazetari Panajotis Savidis, gazetar i ?ProtoThema? është ndaluar që të hyjnë në pasi ka qënë mjaft aktiv në nxitjen e urrejtjes mes dy vendeve në shkrimet e tij.

Persona ende të panjohur i kanë vendosur emrin e Kaçifas një rruge në qendër të fshatit Bularat. (LEXO KËTU) Konstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.
Recommended