Kalim i paligjshëm i kufirit/ Transportonin 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 shtetas

  • 4 years ago
Operacioni i koduar ?Perimetri?, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit vijon.


Gjatë operacionit goditet një tjetër rast.

Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të tij të dyshuar si të falsifikuar.

?Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:?

? K. N., 27 vjeç, banues në Gjadër, Lezhë, (i dënuar më parë për veprat penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit? dhe ?Kultivimi i bimëve narkotike?).

? G. Gj., 27 vjeç, banues në Rilë, Lezhë.

? R. M., 30 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për ?Vjedhja?).u

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në drejtim të Tiranës, me tre automjete, gjashtë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 900 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, rezultoi se shtetasi K. N., drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të mjetit të dyshuar si të falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt??, njofton policia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://...

Recommended