Shpallja ‘non grata’ të Llallës nga SHBA, Vasili:Vendimi i DASH, një vendim i fortë

  • 6 years ago
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv kërkoi nga SHBA që çështja e Adriatik Llallës të zbardhet sa më shpejt për të mësuar se cila ka qenë arsyeja konkrete që i është ndaluar hyrja. Ai tha se nëse ka një akuzë për korrupsion ndaj Llallës, të zbardhet se cilin ka mbrojtur ish-kryeprokurori.
?Zbardhja e çështjes është me rëndësi dhe jo hyn apo nuk hyn Llalla në SHBA. Presim me padurim se cili ka qenë argumenti. Nëse ka qenë akuzë për korrupsion, për cfarë është korruptuar dhe cilin ka mbrojtur? Ndonjë trafikant, njeri politik apo cfarë? Është hedhur një hap me rëndësi, por do të marrë formë kur të bëhen publike. Shpresoj që do të jenë publike? tha ai.