Mbesa e Llallës e pandehur për 'Mashtrim', kërkonte 2000-3500 euro për një vend pune në prokurori

  • 4 years ago
Ilda Kërkapi, mbesa e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e ?Mashtrimit? më shumë se një herë. 25-veçarja, e cila rezulton të jetë mbesa e Llallës, ka shfrytëzuar postin e dajës së saj në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke vënë në zbatim një skemë mashtrimi, ku personave të ndryshëm u ka marrë shuma të konsiderueshme euro nga 2000 deri në 3000 euro, me qëllim për t'i punësuar në funksione të ndryshme në administratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Vetë Ilda Kërkapi, prezantohej para njerëzve që piketonte për të mashtruar si punonjëse e Prokurorisë, njëherësh si mbesa e Adriatik Llallës, por edhe si vajza e një prokurori të Krimet e Rënda. Në fakt gjatë periudhës vjetore 2017-2018 e pandehura Ilda Kërkapi, ka shërbyer si praktikante pranë sektorit të Financës në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë marrjes në pyetje Kërkapi ka pranuar se kishte mashtruar njerëz të ndryshëm duke i premtuar se do i fuste në punë, por nuk ka qenë në gjendje të kujtojë se sa persona ka mashtruar me këtë skemë.25-vjeçaria ka rrëfyer se gjithçka e ka kryer pasi ka pasur nevojë për lek, ndaj dhe ka mashtruar njerëz që ajo i njihte krejt rastësisht dhe u premtonte punësimin në Prokurorinë e Përgjithshme.
https://shqiptarja.com/lajm/ekskluzive-mbesa-e-adriatik-llalles-e-pandehur-per-mashtrim-kerkonte-20003500-euro-per-nje-vend-pune-ne-prokurori?r=kh1