Apeli rrëzon kërkesën e Llallës për pronat - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda i thotë jo kërkesës së ish-prokurorit të përgjithshem Adriatik Llalla. Kjo Gjykatë refuzoi heqjen e sekuestros mbi pasuritë e shumta të ish shefit të organit qëndror të akuzës duke lënë në fuqi të njëjtin vendim të shkallës së parë.



Llalla ishte kthyer pak ditë më parë në Shqipëri e kishte bërë ankimimin e vendimit duke kërkuar zhbllokimin e pasurive nën argumentin se vendimi i sekuestros ishte i padrejtë.



Por Gjykata e Apelit konstatoi se pretendimi i ish-prokurorit të përgjithshem ishte i pabazuar.Vendimi u dha këtë të enjte në mungesë të avokatit mbrojtës të Adriatik Llallës



Në 23 korrik Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të organit të akuzës vendosi sekuestrimin e të gjitha pasurive të ish kryeprokurorit. Përveç apartamenteve bëhet fjalë për siperfaqe të mëdha toke në zona te ndryshme pranë Tiranës në vlerën e një miliardë lekëve.



Adriatik Llalla është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e pastrimit të parave. Hetuesit kanë grumbuar provat që vertetojnë se pasuria e madhe është krijuar në rrugë të jashtëligjshme.



Hetimi nisi edhe pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i ndaloj hyrjen në Shtetet e Bashkuara jo vetëm ish numrit një të akuzës, por edhe të familjarëve të tij. Me rregjistrimin e procedimit penal ndaj Llalla ka preferuar të qëndrojë jashtë Shqipërisë së bashku me familjen.
Recommended