KLP diskuton kërkesën për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këshilli i Lartë i Prokurorisë mlodhi këtë të premte seancën plenare për kërkesën e grupeve parlamentare të opozitës për shkarkimin e prokurores së përgjithshme Arta Marku.Largimi i saj u kërkua dy javë më parë për çështjen e Bujar Sheshit, ky i fundit antar i KLP-së.Më 29 janar Kreu i Grupit Parlamentar të PD Edmond Spaho dhe ai I LSI, Petrit Vasili paditën në prokurorinë e Tiranës  kryeprokuroren Arta Marku, për veprën penale te ?shpërdorimit të detyrës?.Sipas opozitës Arta Marku nuk ka pritur verifikimin e Bujar Sheshit, i cili akuzohet se ka qenë i rekrutuar nga strukturat e ish-sigurimit të shtetit para viteve 90.Sipas ligjit, personat qe para 2 korrikut 1991 kane qene anetar te ish sigurimit, bashkepunetor apo te favorizuar te tij, nuk mund te behen sot anetare te keshillit te larte te prokurorise.
Recommended