Arta Marku i transferoi, KLP-ja rikthen te Krimet e Rënda dy prokurorët “rebelë”

  • 5 years ago
TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot me shumicë votash, 6 pro dhe 5 kundër, që të rikthejë në detyrë te Krimet e Rënda prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, të cilët u transferuan në rrethe nga Kryeprokurorja Arta Marku pas ngërçit që u krijua me dosjen e Emiljano Shullazit, pasi refuzuan cështjen. Dy prokurorët fituan në Shkallën e Parë dhe iu drejtuan KLP-së për rikthim në detyrë, por kryeprokurorja Arta Marku e dërgoi çështjen në Apel.

Në mbledhjen e sotme, KLP-ja nuk ka pritur vendimin e Apelit, por ka vendosur që dy prokurorët të rikthehen në detyrën që kanë qenë më parë te Prokuroria për Krimet e Rënda me arsyetimin se ka mbaruar afati i transferimit. Cështja solli debate në mbledhjen e KLP-së, por në fund me shumicë votash u vendos rikthimi i tyre në detyrën e mëparshme. Gjithashtu edhe prokurori i komanduar në Shkodër, Olger Rumnica është rikthyer në Prokurorinë e Beratit, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Recommended