Ora News - KED në pritje të Metës, në listë edhe emri i kryeprokurores Arta Marku
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përfundim të mandatit të parë të Këshillit të Emërimit në Drejtësi, pa kryer asnjë funksion, tashmë në Presidencë ndodhet lista me emrat e rinj. Nag data 1-5 dhjetor, Kreu i Shtetit duhet të hedhë shortin, ku dy emrat Gjykatës Kushtetuese janë të përzgjedhur automatikisht. Në shortin për një vend në KED do të jetë edhe emri i Kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Lista e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi tanimë ndodhet në derë të Presidencës.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka afat nga data 1-5 dhjetor për të hedhur shortin për anëtarët e rinj të KED, por burime bëjnë me dije se Kreu i Shtetit nuk do ta hedhë shortin me argumentin se ende nuk ka një KLGJ dhe KLP.

Por nësë një gjë e tillë nuk ndodh nga Kreu i Shtetit, atëherë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka të drejtë të hedhë shortin në prani të Avokatit të Popullit.

Nga Gjykata Kushtetuese automatikisht do të jenë pjesë e KED, Bashkim Dedja, i cili duhet të kalojë sprovën e besimit në KPA, dhe Vitore Tusha, kjo e fundit e propozuar nga Presidenti Meta për të drejtuar KLSH-në.

Ndërsa Gjykata e Lartë ka propozuar 3 kandidatë, ku Ardian Dvorani dhe Medi Bici janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vettingut, ndërsa çështja e Edmond Islamaj ndodhet ende në pritje të vendimit të Kolegjit Apelimit.

Nga Prokuroria e Përgjithshme, vetëm kryeprokuroja Arta Marku dhe prokurorja Fatjona Memçaj i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ked-ne-pritje-te-metes-ne-liste-edhe-emri-i-kryeprokurores-arta-marku
Recommended