Rama: Metës i iku edhe doktori, mbrëmë s'ka fjetur fare (Tallet me Nora Malajn e Cekën)

  • 5 years ago
Kryeministri Rama u shpreh se nëse Fiqiri Ismaili, që drejton bashkinë e Vorës, i zgjedhur nga PD-ja do të ishte në garë nuk do të ishte aspak e lehtë për shumicën, pasi shtoi ai 'Do të ishte garë e vështirë dhe unë kam bërë sa kam mundur e kam mbështetur bashkinë e Vorës'.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij ai ironizoi Metën që sot ishte në gatishmëri duke pritur Ramën që në orën 05:00 të mëngjesit, por edhe Neritan Cekën dhe Nora Malajn. "Tani na doli edhe Neritani, profesori i madh që mallkon rrugëve, u hëngrët mortja u shpërlaftë shejtani, u çmendën të gjithë për njëherë, i hodhi në erë fallxhorja, i tërboi.

Ka edhe Norën afër që thotë Monika ç'bëhet kështu, ikën votat, na i morën...c'është kjo estradë, ky tmerr!! I ka zënë halli i madh, mos kujtoni se u zgjua Iliri në 4, nuk ka fjetur fare më dëgjoni mua, i ka bërë pas natës, i ka ikur edhe doktori në Vjenë, atje duke ngrënë kokrra kafe derisa të vijë ajo t'i bluajë kafe" tha ai. Kryeministri Rama u shpreh se nëse Fiqiri Ismaili, që drejton bashkinë e Vorës, i zgjedhur nga PD-ja do të ishte në garë nuk do të ishte aspak e lehtë për shumicën, pasi shtoi ai 'Do të ishte garë e vështirë dhe unë kam bërë sa kam mundur e kam mbështetur bashkinë e Vorës'.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij ai ironizoi Metën që sot ishte në gatishmëri duke pritur Ramën që në orën 05:00 të mëngjesit, por edhe Neritan Cekën dhe Nora Malajn. "Tani na doli edhe Neritani, profesori i madh që mallkon rrugëve, u hëngrët mortja u shpërlaftë shejtani, u çmendën të gjithë për njëherë, i hodhi në erë fallxhorja, i tërboi.

Ka edhe Norën afër që thotë Monika ç'bëhet kështu, ikën votat, na i morën...c'është kjo estradë, ky tmerr!! I ka zënë halli i madh, mos kujtoni se u zgjua Iliri në 4, nuk ka fjetur fare më dëgjoni mua, i ka bërë pas natës, i ka ikur edhe doktori në Vjenë, atje duke ngrënë kokrra kafe derisa të vijë ajo t'i bluajë kafe" tha ai.

Recommended