Zgjedhjet e Metës ‘nul’ edhe nga shqiptarët! Dekreti i 13 tetorit nuk vë në lëvizje asnjë qytetar
  • 5 years ago
Asgjë nuk i ngjason sot një ditë votimi edhe pse presidenti Ilir Meta teksa anuloi 30 qershorin me një dekret që u quajti nul nga maxhoranca, shpalli sërish me dekret datën e ardhshme sipas tij kur shqiptarët do duhej të zgjidhnin kryebashkiakët e rinj: 13 tetorin.

Por kjo ditë që nuk u mbështet as nga Partia Demokratike, por vetëm nga partia e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, LSI, u rrëzua me kalimin e afateve ligjore për ngritje qendrash votimi e përgatitje për zgjedhje në çdo detaj. 13 tetorin, Meta e ka kaluar në heshtje pa koment, ku në vend të ?shkundjes? së votës në zgjedhjet e dekretuara prej tij, që nuk u mbajtën kurrë, Meta ka zgjedhur të luajë futboll.
Recommended