KLP 'lan duart', ja kujt ja delegon kërkesën e PD-LSI për shkarkimin e Markut
  • 5 years ago
Kreu i këshillit të Lartë të prokurorisë, Gent Ibrahimi, u ka kthyer përgjigje krerëve të grupeve parlamentarë të LSI-së dhe PD-së, në lidhje me kërkesën e dy forcave politike opozitare, për shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku dhe nisjen e hetimit disiplinor ndaj saj. Ibrahimi thotë se kompetencën për të nisur hetim disiplinor ndaj prokurorit të përgjithshëm e ka Inspektori i Lartë i Drejtësisë, por përsakohë ky institucion ende nuk është krijuar, si pjesë e reformës në drejtësi, kreu i KLP-së, thotë se ligji nuk parashikon se cili institucion do ta ushtrojë kompetencën, deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në këto kushte, momentalisht kompetenca për kërkesën e PD-së dhe LSI-së ndaj Markut, do t'i kalojë Kolegjit të Apelimit, derisa të mbarojë mandati i këtij institucioni. Kolegji i Apelimit, ka funksion të përkohshëm deri sa të mbarojë procesi i vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Shkakrimi i Markut u kërkua nga opozita, pasi sipsa tyre ajo është përgjegjëse për faktin që nuk ka verifikuar integritetin e një anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. konkretisht, Bujar Sheshi, rezultoi të ishte ish anëtar i sigurimit të Shtetit, me detyrë hetues. Ai vijon të jetë ende anëtar i KLP-së dhe ende nuk është marrë vendim për të.
Recommended