Muxhahedinët: Këtu jemi të sigurt/ “Një reagim i fortë i SHBA kundër Iranit e bën botën më të fortë"

  • 4 years ago
Këtu në Manzë ndodhen 2500 anëtar të opozitës iraniane MEK. Ata jetojnë në këtë kamp, i cili është gjithmonë në kushtet e sigurisë maksimale. Anëtarët e MEK thonë se ndihen të sigurt në këtë kamp në Shqipëri, edhe pse herë pas herë agjent të regjimi iranin shfaqen si gazetar ose familjar të tyre.


?Në fakt siguria në Shqipëri është një çështje tjetër sepse kudo ku shkojmë jemi nën sulmin e terrorizmit të regjimit. Ata ndjekin anëtar të muxhahedinëve për ti vrarë dhe për ti sulmuar me bomba. Ne nuk jemi vetëm. Anëtarët e muxhahedinëve ndodhen edhe në shtetet e tjera europiane. Mënyra e vetme për të patur siguri në Shqipëri është duke treguar vendosmëri kundra regjimit iranian, siç ka bërë Shqipëria deri më tani. Fatmirësisht dëboi ambasadorin iranian që ishte këtu, dhe ishte pjesë e terrorizmit. Kjo e bën Shqipërinë më të sigurt për shqiptarët , dhe sigurisht për ne?, shprehet Bahzat Saffari, këshilltar ligjor.

Muxhahedinët thonë që jeta e tyre varet nga qëndrimi që do të mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

?Në fakt situata mes Iranit dhe SHBA është shumë e tensionuar tani.regjimi iranian është kumbari i terrorizmit ndërkombëtar, i ushqen të gjithë vendet kudo në botë, veçanërisht ato të lindjes së mesme. Gjuha e vendosmërisë dhe një reagim i fortë kundrejt regjimit iranian, siç shpresojmë që do të bëjë dhe SHBA, e bën botën, dhe lindjen e mesme një vend më të sigurt?, thotë Bahzat Saffari.

Ish luftëtarët e MEK që ishin nën mbrojtjen amerikane në dy kampe në Irak u sollën në Shqipëri si pjesë e një plani humanitar për shkak se në Irak ishin vazhdimisht nën sulmin e bombardimeve. Për Top Channel nga kampi Ashrag 2 në Manzë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Muxhahedin#TopChannel

Recommended