Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Kontroll cdo banese, që shqiptarët të jenë të sigurt
- 4 years ago
Drejtuesi i Ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Glerum deklaroi se ekspertët nga vendet e BE-së dhe OKB-ja po vijojnë kontrollin e cdo banese që shqiptarët të jenë të sigurt. Ai tha se ekspertët nuk do të largohen nga Shqipëria pa bërë vlerësimin e plotë të dëmeve,
"Jam krenar që drejtoj një ekip ekspertësh të BEsë dhe OKB-së në vendin tuaj për një reagim të kombinuar. Ne filluam me operacionin e kërkim shpëtimit. Etapa e kërkimit të njerëzve nën rrënoja ka përfunduar. Disa operacioni ishin të suksesshme, por me keqardhje u shënuan edhe viktima. Po shikojmë për vlerësimin e dëmeve. Në fillim ishte situatë kaotike, por tani një strukturë e themeluar mirë me ministrin Çuçi për të koordinuar të gjitha aktivitetet dhe ne e mbështesim atë në vlerësimin e dëmeve.
Ne vlerësojmë të gjitha ndërtesat për siguri për të siguruar të gjithë shqiptarët. Dje ishin 38 inxhinierë në terren, sot 50 dhe operacioni do të vijojë në ditët e ardhshme. Po mendojmë për njerëzit që duhen strehuar, po ofrojmë mbështetje për njerëzit që kanë humbur gjithcka. Për momentin një vlerësim i nevojave po vijon. Ne do të jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin që ndihma ndërkombëtare të shkojë në destiancion. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tonë" tha ai.