Video e vrasjes në ish-bllok, gazetari Qyno: Personi me kapele që hyn në lokal është ish-polic

  • 5 years ago
Mbrëmjen e sotme në Repolitix është diskutuar mbi videon e publikuar ekskluzivisht në Report Tv. Të ftuarit e kësaj mbrëmjeje kanë qenë gazetarët Elton Qyno dhe Dricim Caka, avokati Idajet Beqiri dhe politikani Asllan Dogjani. Gazetari Driçim Caka ka thënë se sherri është i çastit ndërsa konfikti sipas tij është i trashëguar. Ndërkohë që një tjetër detaj i zbuluar në emision, vjen nga gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, i cili ka thënë se personi që shihet të hyjë në lokal me kapele është një ish-polic me emrin Santiago. Qyno ka thënë se sipas informacioneve që ka, përplasja me armë nuk ka ndodhur për shkak të Elvana Gjatës por për një borxh mes dy grupeve.

Recommended