Përgjimet me grupin e Shijakut/ Dako në hetim për blerje votash dhe punësime të paligjshme

  • 6 years ago
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda për blerje votash dhe punësime të paligjshme në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pas publikimit të përgjimeve të Dakos me grupin e Shijakut, ku është kapur duke folur para dhe pas zgjedhjeve të 2017, gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno mëson se kryebashkiaku i Durrësit është në hetim.

Dako së bashku me disa anëtarë të familjes Avdyli po hetohet për blerje votash, që pas konstatimit të bisedave me vëllanë e kreut të grupit të Shijakut në qershor të 2017. Hetimi për krim zgjedhor nuk është i vetëm, pasi Dako po hetohet edhe për punësime të paligjshme në njësitë administrative që drejton bashkia e Durrësit, pasi janë konstatuar ndërhyrje dhe emërime jashtë kritereve. Gazetari Elton Qyno thotë se sipas burimeve nga prokuroria në ditët në vijim kryebashkiaku i Durrësit pritet që të thirret për të dhënë dëshmi.

Recommended