Report TV - Përgjimet në Bild/ Bindja Demokratike: Të tërhiqet kandidati i Shijakut, Elton Arbana

  • 5 years ago
Një nga themeluesit e Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj në një dalje publike për mediat, ka komentuar përgjimet e reja të bëra publike nga gazeta gjermane Bild, duke thënë se u vërtetue përfshirja drejtpërdrejtë e politikës në blerjen e votave.

Topollaj, ka kërkuar që kandidati i PS-së për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana që të tërhiqet si kandidat. Ndërsa ka reaguar edhe për kandidaten tjetër të PS-së në Durrës, Valbona Sako duke thënë se ajo është e përzgjedhura e Vangjush Dakos për në bashki.

"Janë të përfshirë drejtpërdrejtë. PS ka kandiduar, Elton Arbanën një prej protagonistëve kryesor në përgjimet e bëra publike. Njeriu që deri dje vjedh zgjedhjet sot na afrohet personalisht si kandidat. Po ashtu kandidatja e Rilindjes, Valbona Sako. Ajo është e përzgjedhura e Dakos. Në këto kushte Bindja Demokratike kërkon tërheqjen e menjëhershme të kandidatit të Shijakut. Kjo do ishte prova minimale për zgjedhjet 30 qershorit. Kërkojmë edhe moslejimin në garë për personat e lidhur me krimit. Ose në të kundërt Edi Rama kërkon të deformojë vullnetin shqiptar edhe në këto zgjedhje", ka dekalraur Topollaj.

Recommended