Drogë nga Shkodra në Malin e Zi, burg kreut të bandës dhe dy anëtarëve, lirohen dy të tjerë
  • 5 years ago
Kreu i një grupi kriminal të drogës, bashkëpunëtori i tij dhe një anëtar i grupit të arrestuar më 3 korrik në Shkodër, u lanë në burg nga Gjykata. Ndërkohë u vendos masa e sigurisë "detyrim paraqitje" për dy anëtarë të tjerë të grupit kriminal që merreshin me organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin marijuanës nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.

Gjykata e Shkodrës vendosi arrest me burg për Zef Kolaj, i konsideruar koka e kësaj bande. Njëjtë edhe për Kristian Melaj, bashkëpunëtori kryesor i kreut të grupit, dhe Genc Meçaj, anëtar.

Detyrim paraqitje u vendos për Elvis Hysaj dhe Xhusepe Melaj, të arrestuar në operacionin "Prekalori" ku u sekuestruan 200 kilogramë kanabis.

Secili prej anëtarëve kishte një rol të rëndësishëm. Sasia e drogës që u sekuestrua po transportohej drejt Malit të Zi nga Zef Kola, që ishte dhe koka e kësaj bande në bashkëpunim me Genc Mecaj. Në përfundim të operacionit u sekuestruan 205 kg lëndë narkotike, 5 automjete që përdoreshin për transportin e drogës dhe 5 telefona celularë.

?Zef Kola 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);

?Genc Mecaj, 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale ?Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror?. (bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të grupit);

?Kristjan Melaj, 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);

?Elvis Hysaj, 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);

?Xhusepe Delaj, 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).
Recommended