VIDEO/Dy operacione 'Blic' në Krujë, gjashtë në pranga, në kërkim dy të tjerë
  • 5 years ago
Mbrëmjen e djeshme policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Krujës kanë organizuar një operacion në Krujë ku u sekuestruan një sasi lënde narkotike dhe janë vënë në pranga 5 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Grupi i trafikantëve të narkotikëve u godit në momentin e shpërndarjes së tyre.

Report tv mëson se në pranga kanë rënë Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Kruje, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemoari banues në Tiranë.

Veç lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe telefona celulare dhe automjete.

Gjatë një tjetër operacioni ra në prangat e policisë Gerald Rraja se kultivonte kanabis.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e 20 personave të tjerë të dyshuar si përfshirë në kultivimin e kanabisit në zonën e Borizanes dhe Niklës.
Recommended