Padi penale kundër kreut dhe anëtarëve të KSHZ-së
- 4 years ago
Jove Kekenovski, i cili ishte kandidat për deputet nga koalicioni së bashku me Baçevin nga Maqedonia e Vetme, ka ngritur kallëzime penale kundër të gjithë anëtarëve të KSHZ-së. Ai thotë se në fletën e votimit nuk ka qenë emri i koalicionit "Asnjëherë e Veriut - vetëm Maqedoni", por vetëm partia Maqedonia e Vetme, megjithëse në short është pranuar me numrin 11. Kekeknovski beson se në këtë mënyrë, qytetarët kanë qenë të hutuar nga ana e KSHZ-së.
"Nëse neni 60, paragrafi 6, vlen për të gjithë subjektet në procesin politik, atëherë pyesim se si Koalicioni "Mundemi" i cili është regjistruar nën atë emër, nga LSDM dhe partnerët e saj të koalicionit, vepron nën emrin "Mundemi"- deklaroi Jove Kekenovski, Koalicioni "Asnjëherë e Veriut - vetëm Maqedoni".
Në seancën e KSHZ-së, Janko Baçevit i shpjeguan pse në fletëvotim janë regjistruar si parti dhe jo si koalicion.
"Emri i listës përcaktohet sipas emrit të parashtruesit të listës. Kështu që, ju në pjesën për emrin e parashtruesit të listës keni vendosur emrin Maqedoninë e Vetme. Ne nuk mund të vendosim emër tjetër në përveç asaj që na e lejon ligji"- pohoi Elizabeta Postolovska, anëtare e KSHZ-së
Kallëzimet penale janë për shkelje dhe abuzim të së drejtës së votës, lirisë së përcaktimit dhe mashtrim.
Igor Stefanovski

Recommended
Drogë nga Shkodra në Malin e Zi, burg kreut të bandës dhe dy anëtarëve, lirohen dy të tjerë
Report TV
AMA, tre zgjedhje të reja/ Kryetarit dhe dy anëtarëve të bordit i mbyllet mandati
Top Channel Albania