Report Tv - Aksident tragjik në Tapizë/ Humbin jetën dy persona, plagosen dy të tjerë
  • 5 years ago
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën dy persona. Mësohet se të vdekur kanë mbetur drejtuesi i mjetit E.H, 34 vjeç dhe shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit Audi me targa AA 086 RF, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. duke goditur një tabelë reklamash.

Dy pasagjere të tjera që udhëtonin në këtë mjet kanë mbetur të plagosura. Ato janë transportuar për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Recommended