Report Tv-Aksident i rëndë në Korçë humbin jetën dy persona
  • 5 years ago
Korçë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një makinë në zonën e unazës së qytetit. Report Tv se dy këmbësorë, babë e bijë, kanë humbur jetën pasi janë shtypur nga makina tip Volksvagen. Dy makina, një Volksvagen dhe një Golf janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas, drejtuesi i Volksvagenit ka devijuar duke hipur në trotuar dhe ka shtypur dy këmbësorët.

Nga përplasja kanë vdekur rrugës për në spital, babai 33 vjeç, Sokol Hoxhallari dhe një vajzë e mitur, 6-vjeçare. Dy drejtuesit e automjeteve, Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi, janë shoqëruar në komisariat. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve.
Recommended