Dy vajza 17-vjecare humbin jeten ne aksident
  • 4 years ago
Dy vajza vetëm 17 vjeç humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi rreth orës 1 pas mesnate, ndërsa 3 adoleshentë të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi në rrugën e vjetër të aksit Tiranë ? Elbasan pranë Bërzhitës.

Viktimat janë Denada Tarja dhe Suada Serani. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi 18-vjecar i automjetit dhe dhe dy 14-vjeçarë që ndodheshin pasagjerë. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë është shkatërruar. Automjeti që drejtohej nga 18-vjeçari Francesk Shaba ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës dhe është përplasur me një shtyllë dhe disa pemë.

Burime nga policia thanë se i riu që drejtonte automjetin ?Alfa Romeo? nuk ka pasur leje drejtimi, por me vete i është gjetur ajo e babait të tij. Adoleshentët ktheheshin nga festa e ditëlindjes e vajzës 14-vjeçare.

Aktualisht të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. jashtë rrezikut për jetën megjithëse kanë marrë shembje në trup dhe goditje në kokë. Burime nga spitali bëjnë të ditur se 18-vjeçari, që ishte njëherësh drejtuesi i automjetit, dhe dy pasagjerët 14-vjeçarë janë në gjendje të stabilizuar. Por për shkak të shembjeve që kanë pësuar në kokë dhe në trup, vijojnë të jenë nën kontroll mjekësor. Një grup hetuesish të policisë janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Tv Klan
Recommended