Dy vajza 17-vjeçare humbin jeten ne aksident
  • 4 years ago
Dy vajza vetëm 17 vjeç humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi rreth orës 1 pas mesnate, ndërsa 3 adoleshentë të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi në rrugën e vjetër të aksit Tiranë ? Elbasan pranë Bërzhitës. Viktimat janë Denada Tarja dhe Suada Serani. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi 18-vjecar i automjetit dhe dhe dy 14-vjeçarë që ndodheshin pasagjerë. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë është shkatërruar. Automjeti që drejtohej nga 18-vjeçari Francesk Shaba ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës dhe është përplasur me një shtyllë dhe disa pemë. Burime nga policia thanë se i riu që drejtonte automjetin ?Alfa Romeo? nuk ka pasur leje drejtimi, por me vete i është gjetur ajo e babait të tij. Adoleshentët ktheheshin nga festa e ditëlindjes e vajzës 14-vjeçare. Aktualisht të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën megjithëse kanë marrë shembje në trup dhe goditje në kokë.
Recommended