Ora News - Vjedhja e katedrales në Korçë, lirohen dy të arrestuar, arrestohen tre të tjerë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy nga personat e arrestuar dy ditë më parë për vjedhjen e katedrales në Korçë kanë fituar lirinë, pasi policia nuk kishte prova të mjaftueshme për ti mbajtuar ata pas hekurave.

Genci Arifi dhe Joan Cigare u liruan sot nga Gjykata e Korçës, duke u caktuar masën e sigurisë detyrim me paraqitje. E njëjta kërkesë u bë edhe nga Prokuroria.

Ndërkohë, sot kanë përfunduar në prangat e policisë tre të rinj, përkatësisht përfunduan Ronaldo Berberaj, 18-vjeç, Lorenc Berberaj, 18 vjeç, si dhe R.SH, 15 vjeç, banues në Korçë, të akuzuar për vjedhjen e ndodhur në katedrale më 3 shtator.

Për ngjarjen, janë shpallur në kërkim dhe po punohen për kapjen e shtetasve D.H., 15 vjeç dhe M.T., 14 vjeç, banues po në Korçë.

Në grabitje dyshohet se kanë marrë pjesë disa persona, të cilët janë fshehur brenda kishës dhe kanë qëndruar aty pas meshës së të dielës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grabitja-e-katedrales-ne-korces-edhe-tre-te-rinj-ne-pranga

Recommended