60 vjetori i Cirkut Kombëtar në ditët e tij më të zeza, premiera e ‘Katedrales së Parisit’ në 2020 n

  • 4 years ago
Premiera e ?Katedrales së Parisit? e Viktor Hygos në Cirkun Kombëtar do ta shikojë dritën e skenës vetëm në vitin 2020. Ndonëse, shfaqja ishte programuar, që të ngjitej në 60-vjetorin e Cirkut, por nuk ndodhi kështu. Festa e vakët për Cirkun dhe mjeshtrit e saj, do të zhvillohej në Muzeun Historik Kombëtar, por jo pa arsye, apo nga ndërgjegjësimi i krerëve të institucioneve të kulturës, se çdo gjë në Cirk është amortizuar. Mjeshtri i baletit, koreografi Llaqi Nako na rrëfen se çfarë i kanë parë sytë, gjatë punës për realizimin e shfaqjes, që vjen si ide e Erisa Daklit.

?Realisht, kjo nuk ka qenë iniciativë imja, por ka qenë një projekt i miratuar në kuadër të 60-vjetorit të Cirkut. Si fillesë ka qenë e mirë edhe inkurajuese, por në vazhdimësi ashtu si erdhën punët, nuk gjetëm kohën e duhur?, i cili shton se në këndvështrim figurativ, nëse Katedralja, jo ajo e Hygoit, por ajo në Paris u dogj, këtu e lëkundi tërmeti, por jo thjesht tërmeti që ra, por një lloj interesi tjetër interesash të brendshme nën edhe përballë njëri-tjetrit, faktorë këta që reflektojnë edhe në ecurinë e shfaqjes.

Recommended