76 vjetori i betejës së Gërrhoit, përplaset partia e Ballit Kombëtar me Ballin Kombëtar Demokrat

  • 5 years ago
GJIROKASTËR- Ceremonia përkujtimore e 76-vjetorit të betejës së Gërrhoit ka sjellë përplasjen e familjarëve dhe deputetëve të Partisë Demokratike dhe të Ballit kombëtar Demokrat. Gazetari i Report Tv, Piro Nase se ka pasur një përplasje mes dy partive Ballit Kombëtar dhe Ballit Kombëtar Demokrat. Sot ceremonia është organizuar nga Balli Kombëtar Demokrat, që drejtohet nga deputeti Artur Roshi dhe kjo ka irrituar pjesëmarrësit e Partisë së Ballit Kombëtar, që udhëhiqet nga deputeti Adriatik Alimadhi.

Në këtë cermoni kanë qenë prezentë edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj. Përplasjet kanë vijuar rreth 10 minuta dhe janë mbyllur pikërisht kur ka përfunduar edhe ceremonia përkujtimore. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe ish-kreu i PD-së në Gjirokastër, Dash Aliko.

Recommended