Ora News - Vorpsi dhe Xhaferllari mbërrijnë në 'sheshin e betejës', Gjykata Kushtetuse

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një ditë pas betimit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paraqitur sot në punë.

Ora 7:56 mbërrin Arta Vorpsi, e cila u "betua" para noteres, duke shmangur Presidentin.

Rreth 10 minuta më vonë, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur anëtarja tjetër e dekretuar nga Kreu i Shtetit, Marsida Xhaferllari.

Vorpsi dhe Xhaferllari janë të dyja për një vend vakant në Kushtetuese, duke sjellë një debat mes institucionit të Presidentit dhe Kuvendit.

Dje u betuan tek Presidenti Elsa Toska, Besnik Muçi, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Mbrëmjen e djeshme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska, u bë anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas Besnik Muçit. Më pas u betuan Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Pas betimit të tyre reagoi Presidenti i republikës, Ilir Meta.

?I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!

Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!? shkruan Meta, në facebook.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vorpsi-mberrin-ne-gjykaten-kushtetuese

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended