Ora News - Blindohet gjykata e Durrësit, mbërrijnë dy të arrestuarit për 4 vrasjet në Durrës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë "arrest me burg" për Altin Ndocin 33 vjeç dhe shtetasin me iniciale K.A 22 vjeç.

Ata akuzohen dhe për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besimir Haxhia në 27 mars dhe Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza në 2 mars 2020.

Nën masa të rrepta sigurie, dy të arrestuarit u shoqëruan paraditen e sotme në gjykatë.

Ata dyshohen dhe për vrasje të tjera por pritet të mblidhen provat. Një prej vrasjeve që dyshohet është regjistruar në Elbasan më 30 dhjetor 2018, ku humbën jetën 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk.
Altin Ndoci është banues në Tiranë dhe ka qenë më parë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë shkak i këtyre dy vrasjeve në Durrës janë prishja e pazareve kriminale.

Dy të arrestuarit janë tradhëtuar nga provat e shumta të lëna në vendngjarje mes të cilave edhe shenjat e gishtave në armët e përdorura. Deri tani janë ekzaminuar dy prej tre armëve, ndërsa pritet që ekzaminimi i armës tjetër të gjetur në një kanal mes Shkozetit dhe Nishtullës, të hedhë drita për ngjarje të tjera.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dy-te-arrestuarit-4-vrasjet-ne-durres-dyshohen-dhe-vrasje-ne-elbasan

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended