Abuzimet me pronat në Durrës/ Gjykata liron 'shefat', lihen në burg specialistët e sekretar
  • 4 years ago
DURRËS- Pas një seance maratonë që ka nisur në orën 09:00-19:30, gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 10 nga 19 policët dhe zyrtarët e arrestuar për abuzimet me pronat.

Gjyqtari Paulin Cera ka vendosur që të lërë të lirë "shefat" dhe në burg ndihmës specialistët e sekretarët, si dhe vetëm një ndërtues. Më konkretisht kanë lënë qelitë Sami Xhafa (shefi i stacionit policisë Manzë), Nikollë Marku (OPGj Manzë), Besnik Domi, (shef rendi në Shijak), Astrit Nuri (specialist i armatimit në policinë e Durrësit), Julian Kacadej (Specialist në IMT), Marius Shahini (drejtori i IMT në Shijak), Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)
Recommended