Ora News - Xhaçka: Së shpejti mbërrijnë mjetet dhe uniformat e ekipeve të kërkim-shpëtimit
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se shumë shpejt do të mbërrijnë mjetet dhe uniformat e ekipeve të kërkim shpëtimit.

Xhaçka: ?Përmes ligjit të ri ?Për Mbrojtjen Civile?, do të ketë një koordinim më të mirë të të gjithë aktorëve. për t'i ardhur në ndihmë komunitetit në rast fatkeqësish natyrore apo në problemet e infrastrukturës. Brenda pak javësh do të mbërrijnë mjetet dhe uniformat e reja për ekipet e kërkim shpëtimit, zjarrfikësit dhe ekipet tona të specializuara në emergjenca, si përgjigja më e mirë ndaj kërkesave të kohës?,

Deklarata u bë nga Mirdita, aty ku Forcat e Armatosura kanë ndërtuar një urë "bailey" mbi lumin Fan. Ura e re 24 metër e gjatë, u shërben 900 banorë të fshatrave Klos dhe Fan.

Xhaçka: ?Dua të falenderoj efektivët tanë për punën e shkëlqyer që kanë bërë. ?Me komunitetin, për komunitetin? është moto e Forcave tona të Armatosura. Në 2 vitet e fundit, efektivët xhenio i kanë lehtësuar komunikimin 60 mijë banorëve nga jugu në veri të vendit, falë 16 urave ?bailey?. Përmes këtij kontributi, FA kanë lehtësuar shërbimet për mijëra familje, kryesisht në zonat rurale dhe ato me distancë të largët nga qendrat e qyteteve, duke krijuar mundësi më të mira për frekuentimin e fëmijëve në shkolla, vizitat në qendrat shëndetësore apo shfrytëzimin e bujqësisë në dobi të ekonomisë familjare?,

Ura ?bailey? që do t'u shërbejë banorëve të Fanit dhe Klosit ka një gjatësi prej 24 metrash dhe u bë e mundur falë bashkëpunimit të ekspertëve xhenio, të profilizuar më së miri në ndërtimin e urave të tilla, me bashkinë e Mirditës. Për vitin 2020, janë 36 milion lekë të reja, pjesë e buxhetit për mbrojtjen, që do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/xhacka-se-shpejti-mberrijne-mjetet-dhe-uniformat-e-ekipeve-te-kerkim-shpetimit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended