Ish drejtori i policisë lihet në burg: Nuk i njoh anëtarët e bandës të Habilajve - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë ?arrest me burg? për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të situatës së COVID-19 dhe masave të ndërmarra nga gjykata për parandalimin e virusit.Avokati i Çelës ka kërkuar masë më të zbutur, ?arrest shtëpie?, pasi ish zyrtari i policise është vetëdorëzuar.Jaeld Cela u paraqit në polici pak ditë më parë, pas dy vitesh në arrati. Ai u akuzua për veprat penale ?Kultivim i bimëve narkotike?, ?Trafikim i bimëve narkotike? dhe ?Grup i strukturuar kriminal?. Por u dënua në mungesë me 3 vite burgim për shpërdorim detyre.Ai ishte shpallur në kërkim pas hetimeve të dosjes ?Habilaj?, ku i akuzuar ishte edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.Në deklaratën e tij pas dorëzimit, Çela theksoi se është i pafajshëm teksa shtoi se nuk i njeh anëtarët e bandës së Habilajve. Ne deshmine e tij ish kreu i policise se Vlores ka thene se emri i tij nuk përmendet në asnjë përgjim apo komunikim mes të dyshuarve.
Recommended