Sherri dhe plagosja në Urgjencën e spitalit të Fierit, lihen në burg tre të arrestuarit
  • 5 years ago
FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për Aleksandër Zhapaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në urgjencën e spitalit, rreth 4 ditë më parë dhe Daniel Braçen.

Mësohet se Zhapaj është njohur me masën e sigurisë nga spitali, duke qenë se ai ndodhet i shtruar te Trauma për shkak se ka marrë lëndime në trup si pasojë e përplasjes. Ndërkohë, sa i përket Gazmend Braçe, togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë "Arrest shtëpie".

Gjykata ka vendosur 'arrest shtëpie' për Aldo Zhapaj ndërsa 'arrest me burg' është vendosur për Emiglent Kararaj. Aldo Zhapaj akuzohet për veprën penale 'mbajtja pa leje e armëve të ftohta' ndërsa Karaj e ka marrë masën e sigurisë për veprën penale 'vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Recommended