DASH publikon raportin vjetor për trafikun njerëzor - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Edhe në raportin e këtij viti, Shqipëria vazhdon të klasifikohet në kategorinë e dytë përsa i përket trafikut njerëzor. Raporti Departamentit të Shtetit thekson se Shqipëria mbetet vend burimi dhe destinacioni për trafikun me qëllim shfrytëzimin seksual dhe në punën e detyruar si brenda vendit, ashtu edhe në vende fqinje si Kosova, Maqedonia, apo Greqia.