Top News - Raporti për terrorizmin/ DASH: Ja rreziku për Shqipërinë!
  • 4 years ago
Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arritën suksese të konsiderueshme në luftën kundër terrorizmit, por megjithatë kërcënime të rrezikshte të terrorizmit vazhduan në botë.

Në kapitullin e raportit për Shqipërinë thuhet se vendi ?vazhdoi mbështetjen e forte për për përpjekjet e kundërterrorizmit në 2019 dhe kontribuoi tek Koalicioni Global për të Mposhtur ISIS-in?.
?Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri konsiston tek luftëtarët të huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, radikalizimi nga terrorizim i të rinjve shqiptarë dhe komplotet e Iranit kundër grupit opozitar Mujahedeen-e-Khalq (MEK), anëtarë të të cilit strehohen në Shqipëri?, thuhet në raport.

Po ashtu raporti thotë se organet e rendit i rritën përpjekjet për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve terroriste dhe se Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit mori pjesë në disa operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm.

Raporti përmend faktin që në tetor policia njoftoi për parandalimin e sulmeve të planifikuara në vitin 2018 nga agjentë iranianë kundër anëtarëve MEK, që jetojnë në Shqipëri.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DASH#TopChannel
Recommended