Top News - KE, raporti për Shqipërinë/ "Migrimi, krimi dhe korrupsioni'
  • 4 years ago
Komisioni Europian, publikoi kete te premte, raportin e vleresimit te tij per permbushjen e kerkesave per mekanizimin e mbajtjes se liberalizimit te vizave me Shqiperine. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, njoftoi përmes rrjetit social ?Twitter? se raporti konkludoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë kërkesat ndërsa i kërkon vendit që të fokusohet në fusha të caktuara të sigurisë dhe migrimit ku më shumë hapa nevojiten. Raporti thekson se Shqipëria duhet të ndërmarrë masa kundër emigrimit të paligjshëm dhe kundër kërkesave të pabazuara për azil në vendet europiane. Per Shqiperine, nënvizohet , se ajo duhet te bashkepunoje agjencitë e BE dhe vendet anëtare që përballen me presion migrator me origjinë nga Shqipëria. Shqiperise i kerkohet, te përmirësojë efektivitetin e hetimeve dhe përpjekjet për forcim të ligjit për të luftuar nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Raporti thote se Shqiperia, duhet te permiresoje regjistrat e rasteve ne lidhje me pastrimin e parave , finacimin e terrorizmit dhe perdorimin e plote te mbeshtetjes se dhene nga Komisioni per te forcuar aftesine per te luftuar pastrimin e parave dhe finacimin e terrorizmit

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KE#TopChannel
Recommended