RTV Ora - Me sytë nga Brukseli, nesër progres-raporti për Shqipërinë
  • 5 years ago
#rtvora
Të mërkurën e 29 majit, prezantohet progres-raporti për ecurinë e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, do të prezantojë Paketën e Zgjerimit në mbledhjen e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Mbledhja që do të mbahet pak ditë pas zgjedhjeve në BE, do të nisë në orën 11:00.

Eurodeputetët do të debatojnë për paketën e zgjerimit 2019 me Komisionerin Hahn të mërkurën

Parlamenti Evropian më parë i ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së që të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë verë.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE pritet të marrin një vendim nëse do të nisin këto negociata gjatë një samiti të BE në Bruksel në qershor.

Anëtarët gjithashtu duan që vendet e BE të japin liberalizimin e vizave për Kosovën, tani që të gjitha kushtet janë përmbushur dhe kanë nxitur edhe Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

Raportet specifike të vendeve në paketën e re të Komisionit do të shërbejnë si bazë për eurodeputetët për të përgatitur rezoluta të hollësishme për secilin vend.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/me-syte-nga-brukseli-neser-progres-raporti-shqiperine
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended