RTV Ora - Ndryshimet për progres, Duka: Klubet dhe aktorët të kontrollojnë emocionet
  • 5 years ago
#rtvora
Në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së, u morën disa vendime të rëndësishme për progresin e futbollit. Presidenti Armand Duka deklaroi se këto ndryshime do të sjellin rritje cilësore në futbollin shqiptar.

"Gjëja e rëndësishme mendoj në këtë Asamble, nëse është i qartë mesazhi që ne sot duhet të bëjmë një hap ndryshe. Ne sot duhet të bëjmë një hap cilësor për ndryshimin e futbollit në Shqipëri. Futbolli ka parë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Për mua, i pakrahasueshëm me gjithë zhvillimet e tjera të shoqërisë shqiptare. Por ka nevojë për një tjetër hap cilësor. Për një organizim më të mirë të anëtarëve të tij. Për një modernizim të lojës, për një reformim të anëtarëve, gjë të cilën duhet ta bëjmë nëpërmjet politikave apo sistemit të licensimit që ka Federata e Futbollit dhe nëpërmjet ndryshimeve ligjorë për të ndihmuar jo vetëm klubin por edhe njërëzit apo individët që investojnë në futboll. "-tha fillimisht numri 1 i FSHF-së.

Por në asamble dhuna zuri vendin e diskutimit në tavolinat e zyrtarëve duke treguar edhe njëherë që është një fenomen shqetësues në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndryshimet-progres-duka-klubet-dhe-aktoret-te-kontrollojne-emocionet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended