Top News - Covid-19 në Shqipëri/ OKB publikon raportin me masat
  • 3 years ago
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në një raport të fundit për planin e përgjigjes për rimëkëmbjen social ekonomike ndaj Covid-19 ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor në vend rrezikon të mbingarkohet nga pandemia e Covid-19. Kjo mund të bëjë që të ulet vëmendja ndaj sëmundjeve të parandalueshme dhe trajtueshme dhe si rrjedhojë vdekjet prej kësaj të fundit t?ia kalojnë humbjeve të jetëve, që po shkaktohen nga pandemia.

?Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të tejngarkohet së shpejti nga pandemia e COVID-19, nëse nuk mbështetet si duhet. Siç theksohet edhe në Analizën e Situatës, vdekjet nga vetë pandemia mund të tejkalohen së shpejti edhe nga vdekjet për shkak të sëmundjeve të parandalueshme ose të trajtueshme, gjë nuk do të menaxhoheshin dot më tej për shkak të mosfunksionimit të sistemit shëndetësor?, thuhet në raport.

Raporti thekson rrezikun që të anashkalohet trajtimi i sëmundjeve të tjera. Këtu ndikon ndër të tjera dhe fakti që një pjesë e mirë e buxhetit është riaolokuar për Covid-19 dhe është ulur vëmendja për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të tjera.

?Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri sesa në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë.

Si masa afatshkurtra dhe afatmesme janw pwrmendur Koordinimi, planifikimi dhe monitorimi në shkallë vendi: njësitë operacionale të emergjencës në ISHP, ndërveprimi dhe analiza e efekteve të masave të marra, etj.

Forcimi i laboratorëve kombëtarë, kapaciteteve testuese, kapaciteteve të trajnuara njerëzore në laboratorë.
Përmirësimi i survejimit, ekipeve të reagimit të shpejtë dhe hetimit të rasteve. Përmirësimi i komunikimit të riskut dhe angazhimit të komunitetit, survejimit të sjelljeve, etj. Forcimi i pikave të hyrjes aeroporte, porte detare, kufij tokësorë).
Parandalimi dhe kontrolli i infeksioneve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor. Forcimi i menaxhimit të rasteve COVID-19.
Mbështetje operacionale dhe logjistike (inventari në vend, baza e të dhënave të furnizimeve etj.). Mbështetja e shpërndarjes së vaksinës


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
...
Recommended