Zyra e OKB ne Shqiperi: Covid do te shtoje varferine

  • 4 years ago
Pandemia e Covid 19 në Shqipëri pritet të shtojë papunësinë dhe të verë në sprovë kapacitetet në sistemin shëndetësor. Këto janë gjetjet në planin e zyrës së kombeve të bashkuara për rimëkëmbjen e vendit nga Covid drejtuar qeverisë shqiptare. Sipas këtyre gjetjeve, Covid do të sjellë rritje te sëmundshmërise, pamundësi në mirëmbajtjen e sistemit shëndetësor dhe e treta rritje të papunësisë, varfërisë dhe pabarazisë. Sipas planit social ekonomik, rimëkëmbja e vendit nga Covid duhet të përqendrohet në 5 shtylla kryesore. Qeveria shqiptare thotë, plani i zyrë së OKB duhet të kujdeset për mbrojtjen e sistemit dhe shërbimeve shëndetësore, mbrojtjen sociale për kategoritë e ndryshme për të zbutur varfërinë, sigurimi i vendeve të punës dhe ndihmë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe bashkëpunim shumëpalësh për menaxhimin makroekonomik. Ndër të tjera zyra e OKB rekomandon forcimin e sistemit shëndetësor dhe rritje të investimeve të sektorit publik në skemat e zhvillimit të punës, në bujqësi si dhe paketa stimuluese për të prekurit nga Covid.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended