RTV Ora - Kadare kërkon përfshirjen e Kosovës në raportin e OKB për dhunën seksuale gjatë luftës
  • 5 years ago
#rtvora
Kombet e Bashkuara do të miratojnë një raport të posaçëm mbi dhunën seksuale në vendet në konflikt.

Në diskutimin e organizuar në Këshillin e Sigurimit mbi këtë temë, ambasadorja e Shqipërisë, Besiana Kadare, ka kërkuar që në raportin e Sekretarit të Përgjishëm të përfshihet dhe Kosova.

Duke përshëndetur nismën e presidencës gjermane, ajo nënvizoi rëndësinë e dënimit të akteve të rënda.

Besiana Kadare: ?Unë vij nga një rajon i cili në një të kaluar jo të largët ka jetuar trashëgiminë shkatërruese të dhunës seksuale, e cila është përdorur si taktikë dhe armë lufte. Këtua dua ta përmend rastin e Kosovës, ku dhuna seksuale është përdorur sistematikisht dhe qëllimshëm si armë lufte gjatë konfliktit në fund të viteve ?90?.Mbi 20.000 të mbijetuara ende sot vuajnë në heshtje, të izoluara nga stigma dhe diskriminimi. Me gjithë provat ekzistuese, asnjë rast nuk është dënuar deri më tani?.

Kadare ka theksuar se përfshirja në raportin e OKB-së për këtë çështje do ta lehtësonte identifikimin e të mbijetuarave.

Besiana Kadare: ?Duke i ndihmuar ato të përballen me paragjykimet dhe turpin, si dhe do të vinte në pah përvojën e vlefshme të Kosovën në mbështjetjen e viktimave, si një shembull i mirë për rajonin dhe më gjerë?. Prioritet është që padënueshmëria e këtyre krimeve të marrë fund, zero tolerancë ndaj shfrytëzimit të përdhunimit si mjet të luftës. Vendet anëtare të OKB-së duhet gjithashtu të zbatojnë politika për ta zhvendosur stigmën prej viktimave drejt autorëve të krimit?.

Kadare shprehet se mesazhi i rezolutës duhet të jetë i qartë, zero tolerancë ndaj dhunës seksuale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kadare-kerkon-perfshirjen-e-kosoves-ne-raportin-e-okb-dhunen-seksuale-gjate-luftes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended