Report TV - 65 vjet Baza Ajrore e Kuçovës, Xhaçka: Baza e vetme e NATO-s në Ballkanin Perëndimor

  • 4 years ago
Në 65-vjetorin e krijimit të saj, Baza Ajrore e Kuçovës është duke pësuar një investime madhor prej 51 milionë euro nga NATO për tu bërë një nga baza e Aleancës në vendin tonë dhe në rajon. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një video ku theksohet partneriteti i ngushtë i Shqipërisë me NATO-n, ndërsa Komanda Supreme e Forcave të Aleancës në Europë ka zgjedhur pikërisht Kuçovën s të vetme bazë të saj në Ballkanin Perëndimor.

"Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetorin e krijimit të saj është më pranë ringritjes se kurrë. Jam krenare që arritëm ta fusim këtë aset të Forcave tona të Armatosura në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s. Madje në bazën e vetme të Aleancës në Ballkanin Perëndimor", shkruan Xhaçka.

Recommended