Top News - Kuçovë, baza e NATO/ Ratifikimi në kuvend i marrëveshjes

  • 3 years ago
Aleanca më e fuqishme ushtarake, NATO do të ngrejë një bazë të saj në Shqipëri dhe për këtë u mendua që të jetë në Kuçovë. Një lajm që bëri bujë fillimisht, pasi instalimi i NATO-s në bazë ushtarake ajrore në Shqipëri sjell më tepër siguri jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin e brishtë të Ballkanit.

Por për ta konkretizuar një pakt të tillë me NATO-n duhet që të ketë një ratifikim në Parlament. Gazeta ?Shqip? ka siguruar marrëveshjen e arritura mes qeverisë dhe NATO për investimin 50 milionë euro duke ia rikthyer shkëlqimin e dikurshëm të bazës ajrore që sot është si mos më keq.

?Kjo marrëveshje ka për qëllim investimin nga NATO për implementimin e programit, i cili do të mundësojë modernizimin e bazës ajrore Kuçovë dhe kthimin e saj në një bazë ajrore taktike (TACAIR) të NATO-s. Rëndësia që ka ky projekt për vendin tonë vjen si pasojë se investimi është i gjithi me fondet e NATO-s, investim ky që mbart një vlerë prej afërsisht 50 000 000 eurosh. Ky investim dhe projekt janë të parët në llojin e vet që bëhen për vendin tonë. Investimi nga NATO për realizimin e projektit do të sjellë një rivitalizimin dhe modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës, si dhe kthimin e saj në një bazë ajrore taktike (TACAIR) të NATO-s, dhe vënien në përdorim të saj për NATO-n, duke qenë dhe një investim strategjik i NATO-s për Ballkanin?, thuhet në relacionin e siguruar nga Gazeta ?Shqip?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kuçova#NATO#TopChannel

Recommended