Ora News - Zgjohet baza e Kuçovës

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Për herë të parë në 20 vjetët e fundit është vendosur në funksionim baza ajrore e Kuçovës. Për një javë, aty dhe në bazën e Rinasit janë ulur dhe ngritur në fluturim avionë ushtarakë amerikanë që kanë marrë pjesë në një manovër të përbashkët me forcat speciale shqiptare. Në bazën ajrore e Kuçovës do të investohet nga NATO-ja dhe ajo do të kthehet në një qendër stërvitore të Aleancës.

Baza ajrore e Kuçovës, e piketuar nga NATO për t?u shndërruar në një qendër stërvitore të Aleancës kalon provën e parë. Për një javë aty janë ulur dhe ngritur në fluturim dy avionë amerikanë të modelit ?MC-130J Commando II? të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane.

Kjo është hera e parë në 20 vjet që në bazën ajrore të Kuçovës ulen avionë ushtarakë të përmasave të tilla. Ulja e këtyre avionëve vjen në kuadër të stërvitjes së përbashkët të forcave shqiptare dhe atyre amerikane.

Avionët ushtarakë amerikanë kanë përdorur gjatë manovrës edhe bazën ushtarake të Rinasit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/zgjohet-baza-e-kucoves

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended