Ora News - NATO rikthen shpresën në Kuçovë, Ora News në bazën ajrore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Themi se kemi shpresë të nda ndryshojë një çikë".

Kështu është ndezur shpresa e banorëve të kucovës menjëherë sapo kanë mësuar lajmin e ndërtimit të të vetmes bazë ushtarke për ballkanin nga NATO. Jo vetëm që e kanë kuptuar se bëhet fjalë për një lajm të madh por ata e shohin si një mundësi punësimi dhe kushte më të mira jetese. Qytetarët thonë se për shumë vite janë lënë në harresë dhe kushtet ekonomike të tyre nuk janë fort të mira. Por ky investim, vlera e të cilit kap 50 milionë euro, i bën ata optimistë.

Banor: Mundet të punësohen një pjesë. Është perspektivë e madhe.

Nxjerrja dhe përpunimi i naftës, Uzina e Riparimit të Avionëve dhe prezenca e një sërë ndërmarrjesh të tjera e listonin Kucovën si një ndër qytetet më të zhvilluara deri në fillim të vitit 1990. Shumë prej banorëve shprehin nostalgji për atë periudhë dhe shpresojnë që projekti i NATO-s, të ripërtërijë ekonominë.

Banor: Një qytet që ka pasur shumë punë.

Tre ditë pas lajmit të njoftuar nga Kryeministri Edi Rama, Ora News shkoi pranë vendit ku do të ndërtohet baza më e re ushtarake e NATO-S

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nato-rikthen-shpresen-ne-kucove-ora-news-ne-bazen-ajrore

Recommended