“Black Hawk” nga SHBA/ Helikopterët do të jenë pjesë e flotës ajrore në Farkë

  • 4 years ago
Flotës ajrore të ushtrisë shqiptare do ti shtohet edhe disa helikopterë të tipit ?Black Hawk?, asistencë e qeverisë së SHBA.


Për ambasadoren amerikane Yuri Kim nënshkrimi i Letrës së Ofertës dhe Pranimit të Helikopterëve UH-60 Blackhawk, tregon se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë dhe do të vijojnë të qëndrojnë ?krah për krah?.

?Siç mund ta dini, një nga tre prioritetet e mia kryesore është forcimi i bashkëpunimit për mbrojtjen në mënyrë që Shqipëria të jetë një aleate edhe më e aftë e NATO-s. Kur këta helikopterë shumërolësh do të vijnë këtu, do të ndihen si në shtëpi këtu midis ekipit tuaj profesionist, punëtor dhe do të jenë të gatshëm që t?i përdorni për të mbështetur misionin e Forcave Ajrore, popullin shqiptar dhe Aleancën e NATO-s. Ky program përfaqëson shkëlqyeshëm dy aleatë që punojnë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta të sigurisë. Ky është një program i financuar bashkërisht, ku si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Shqipëria ndajnë përgjegjësinë financiare për të mbrojtur Aleancën. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë ?krah për krah? sot, do të qëndrojmë ?krah për krah? nesër dhe të gjitha të nesërmet që vijnë më pas?.

Olta Xhaçka ministre e mbrojtjes tha se Helikopterët Black Hawk? që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë të gjithë tregues të ringritjes së Forcës Ajrore me hapa të sigurt dhe në krah të aleatit strategjik.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YuriKim#BlackHawk#TopChannel

Recommended